Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Qendrat e Formimit Profesional, një mundësi e mirë punësimi

Qendrat e Formimit Profesional, një mundësi e mirë punësimi

0 Komentet 🕔08.05.2013 - 14:15

Qendra e Formimit Profesional në Tiranë, e cila përgatit mijëra kursantë, dje mbushi 20 vjet nga formimi i saj. Në të ofrohen kurse për 18 profesione të ndryshme.

Rinia shqiptare, krahas shkollave, apo dhe ato qe nuk vazhdojnë shkollën, interesi për kurset profesionale ka ardhur në rritje.

Femrat janë më të prirura drejt kurseve të rrobaqepsisë, parukerisë dhe gjuhëve të huaja, ndërsa meshkujt në ato që lidhen me inxhinierinë mekanike, elektrike dhe hotelerinë.

Në Qendrën e Formimit Profesional ofrohen kurse me çmime mjaft ekonomike dhe me një staf të kualifikuar. Në vend funksionojnë 10 qendra publike të formimit profesional, në të cilat çdo vit drejtohen rreth 10 mijë persona.

Mbi 40 % e personave që përfundojnë kurset e formimit pranë qendrave publike të formimit profesional, punësohen menjëherë pas përfundimit të kurseve dhe politikat e Ministrisë së Punës synojnë që kjo shifër në të ardhmen të rritet dhe të arrijë ato të BE-së.

/Sonila Duka/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr