Qëllohet me armë zjarri automjeti në Pukë

Një automjet është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar teksa lëvizte në aksin Pukë-Vau i Dejës. Policia e Shkodrës bën me dije se makina tip Wolksvagen me targa AA 354 KM është qëlluar në “Qafë Çelë” rreth orës 21:30 dhe si pasojë janë thyer xhamat anësorë të saj. Automjeti drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet

Një automjet është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar teksa lëvizte në aksin Pukë-Vau i Dejës.

Policia e Shkodrës bën me dije se makina tip Wolksvagen me targa AA 354 KM është qëlluar në “Qafë Çelë” rreth orës 21:30 dhe si pasojë janë thyer xhamat anësorë të saj. Automjeti drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet E.D., banues në Tiranë, i cili fatmirësisht nuk është lënduar nga ky sulm.

Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës po punon për gjetjen e gëzhojave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar