Putin viziton për herë të parë Amerikën Latine

0

Vladimir Putin synon të përmirësojë pozicionin e Rusisë në botë dhe kërkon aleanca më të ngushta ndër vendet e Amerikës Latine.  Këtë ka lënë të kuptohet lideri i Federatës Ruse  gjatë vizitës së tij në Brazil.

Stacion të parë, kryetari i Federatës Ruse do të ketë  Havanën, ku do të takojë ish-kryetarin e shtetit, Fidel Castro, si dhe vëllanë e tij, Presidentin Raul Castro, për të vijuar më pas me Presidenten e Argjentinës, Cristina Kirchner, në Buenos Aires, e më pas në Brazil.

Si shkak për ndërmarrjen e tij udhëtuese shërben finalja e Kampionatit Botëror në Rio de Zhanejro, ku ai do të marrë zyrtarisht në dorë stafetën dhe të drejtat e organizimit për Kampionatin e ardhshëm Botëror, pas katër viteve në Rusi, si dhe takimi i nivelit të lartë të BRICS, i cili fillon më 15 korrik në verilindje të Brazilit, në Fortaleza.

/Arjola Hajdini/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here