Putin porosi patriarkut serb për të mos e njohur Kosovën

Putin porosi patriarkut serb për të mos e njohur Kosovën

Presidenti rus,Vladimir Putin  i ka bërë të ditur kreut të Kishës Ortodokse Serbe patrikut Irinej, porosinë se Moska do të mbrojë qëndrimin e saj në skenën ndërkombëtare se Kosova juridikisht territor serb. “Rusia edhe më tej do t’i përkrahë serbët në betejën e tyre të drejtë për ruajtjen e territorit, banorëve dhe objektet fetare në

Presidenti rus,Vladimir Putin  i ka bërë të ditur kreut të Kishës Ortodokse Serbe patrikut Irinej, porosinë se Moska do të mbrojë qëndrimin e saj në skenën ndërkombëtare se Kosova juridikisht territor serb.

“Rusia edhe më tej do t’i përkrahë serbët në betejën e tyre të drejtë për ruajtjen e territorit, banorëve dhe objektet fetare në Kosovë. Moska nuk do ta pranojë shtetin e vetëshpallur të Kosovës, që u krijua me shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB si dhe të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare”. Këto kanë qënë fjalët që  Putin i ka thënë  patrikut serb Irinej, gjatë takimit me të në Kremlin.

Pas fjalimeve të përfaqësuesve të kishave ortodokse, veçmas të patriarkut serb Irinej, Putin ka folur për telashet që ka pasur populli serb në Kosovë.

Patriarku serb, është ndarë i kënaqur për bisedën që pati me kreun e shtetit rus, sepse është bindur se Putin është i informuar mirë se sa vuan populli serb dhe etnitetet tjera jo shqiptare në Kosovë.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar