Pushuesit kosovarë zgjedhin Shqipërinë, fluks në Morinë

Pushuesit kosovarë zgjedhin Shqipërinë, fluks në Morinë

Mëngjesin e sotëm kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 10 mijë shtetas kosovarë të cilët kanë si destinacion për të kaluar pushimet  Durrësin, Vlorën, Shëngjinin ose Velipojën. Ky fluks është përballuar me 6 sportele të ngritura nga ana e policisë kufitare. Në 24 orë, në pikën kufitare të Morinës në Kukës, hyjnë mesatarisht

Mëngjesin e sotëm kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 10 mijë shtetas kosovarë të cilët kanë si destinacion për të kaluar pushimet  Durrësin, Vlorën, Shëngjinin ose Velipojën. Ky fluks është përballuar me 6 sportele të ngritura nga ana e policisë kufitare.

Në 24 orë, në pikën kufitare të Morinës në Kukës, hyjnë mesatarisht rreth 20 mijë shtetas.

Burime të policisë kufitare në Kukës thonë se nga data 1 Gusht deri më 15 të po këtij muaji, në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 200 mijë shtetas me më shumë se 70 mijë automjete dhe kanë dalë më shumë se 200 mijë të tjerë me 50 mijë automjete.

Po të njëjtat burime thonë se fluksi vjen duke u rritur çdo ditë për shkak të mbarimit të muajit të Ramazanit dhe dyndjes së mijëra pushuesve kosovarë drejt bregdetit të Shqipërisë.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar