Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan kanë ndalur prej disa ditësh

Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan kanë ndalur prej disa ditësh

Pas një vrulli ku punohej 24 orë në 24 dhe ishin të angazhuar 800 punëtorë dhe 400 mjete, duket se tashmë gjithçka ka rënë në qetësi. Përgjatë rrugës mund të gjesh vetëm ndonjë punëtor, pjesa e atyre që merren me mirëmbajtjen. Nga Autoritetit Rrugor, mësohet se gjatë këtyre ditëve punonjësve u janë dhënë disa ditë

Pas një vrulli ku punohej 24 orë në 24 dhe ishin të angazhuar 800 punëtorë dhe 400 mjete, duket se tashmë gjithçka ka rënë në qetësi. Përgjatë rrugës mund të gjesh vetëm ndonjë punëtor, pjesa e atyre që merren me mirëmbajtjen.

Nga Autoritetit Rrugor, mësohet se gjatë këtyre ditëve punonjësve u janë dhënë disa ditë pushim dhe se puna në kantiere do të fillojë pikërisht të hënën. Sipas tyre pritet që, me ritmet e punës që do të mbahen, rruga të përfundojë në fund të këtij viti.

Nga tri segmente që përfshin i gjithë projekti i autostradës Tiranë-Elbasan, vetëm i dyti, që përfshin Tunelin e Kërrabës, ka përfunduar plotësisht, ndërsa në dy segmentet e tjera, në atë që fillon nga rrethrrotullimi i TEG-ut, e deri në hyrje të tunelit dhe nga dalja e këtij të fundit e deri në Elbasan, punimet do të vazhdojnë.

Kompanitë “Copri” dhe “Aktor”, të cilat kanë fituar të drejtën e ndërtimit të këtyre dy segmenteve, kanë dorëzuar me dokumentacion një pjesë të mirë të rrugës, ndërsa siç bëhet me dije nga Autoriteti Rrugor, brenda korrikut do të merren në dorëzim dhe segmente të caktuara të autostradës në korsitë e tjera. Këto segmente do të kenë gjatësinë 3-5 kilometra.

Afati i fundit që Autoriteti Rrugor ka dhënë për mbylljen finale të ndërtimit është fundi i këtij viti.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar