Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Punimet në autostradë, vështirësohet qarkullimi i makinave

Punimet në autostradë, vështirësohet qarkullimi i makinave

2 Komentet 🕔18.04.2015 - 10:20

Dashnor Myftarago & Renato Osmani 

 

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës janë bërë shkak i trafikut të rënduar në qarkullimin e automjeteve.

Punimet për asfaltimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë filluar që prej datës 12 prill 2015. Punimet po zhvillohen vetëm në njërin aks rrugor të autostradës, duke filluar nga rreth-rrotullimi “Shqiponja” deri në Kashar. Në mungesë të sinjalistikës nuk bëhet me dije se kur është data e finalizimit të punimeve

Si pasojë e këtyre punimeve është rënduar gjendja e trafikut, pasi automjetet po qarkullojnë vetëm në rrugën paralele të këtij aksi. Përdoruesit e urbaneve që përshkojnë këtë linjë ndihen të irrituar sepse për të mbërritur në destinacion iu nevojitet një kohë gati dyfish me e gjatë.

Për menaxhimin e trafikut ditën e premte, ditë kur qarkullimi ëhstë më i madh, ishin të pranishëm dy punonjës të policisë rrugore. Sipas të dy punonjësve, gjendja e trafikut ndryshon në varësi të ditëve dhe orëve. Gjendja e trafikut është më e rënduar rreth orës 12:00-16:00, sidomos ditëve të fundjavës.

Në intervistën e dhënë për Objektiv.al, drejtori i rikonstruksionit shprehet se punimet për njërin aks kanë filluar që ditën e diele,  datë 12 prill 2015. “Aktualisht kemi asfaltuar pjesën e aksit rrugor që nga Kashari deri tek mbikalimi. Tashmë, kjo pjesë e aksit është e kompletuar edhe me sinjalistikat e duhura rrugore vertikale dhe horizontale. Tani pritet të vazhdojmë asfaltimin e pjesës së mbetur të aksit nga mbikalimi i Kamzës deri tek rreth-rrotullimi “Shqiponja”. Punimet kanë vazhduar intensivisht me orë të tejzgjatura, në disa raste dhe në orët e vona të natës. Mendojmë që brenda tre ditëve të kemi mbyllur punimet në këtë aks”, shprehet ai.

Ndërkohë në momentin e marrjes në intervistë të Drejtorit të rikonstruksionit vihen re vetëm dy punonjës të cilët po plotësonin aksin me sinjalistikën e duhur.

Duke i parashtruar një pyetje supervizorit z. Ergys në lidhje me masat që kanë marrë për uljen e trafikut, ai shprehet: “Normalisht që trafiku gjatë këtyre ditëve që po punohet është rënduar dhe për lehtësimin  sadopak të tij kemi hapur të dyja korsitë e rrugës paralele vetëm me një sens (drejtim) lëvizjejeve. Gjithashtu këtë rrugë e kemi pajisur me bordurat anësore dhe me sinjalistika vertikale për parandalimin e aksidenteve”.
Kompania Geci sh.p.k. ka marrë përsipër rehabilitimin e këtij aksi si dhe të gjitha rrugëve hyrëse të Tiranës. “Pasi të kemi mbaruar punimet në këtë aks do të fillojmë rehabilitimin e rrugës hyrëse duke filluar nga rreth-rrotullimi i Saukut e deri tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.”

Deri më tani pjesa e përfunduar e rrugës ka marrë një imazh krejt ndryshe dhe shumë shpejt pritet të funksionojë normalisht.

11141246_953403231344537_1436391128912995241_o

11146392_953406878010839_2194327948725385101_o

11154749_953405468010980_23372091069188973_o

 

 

2 Komentet

  1. 🕔 12:55, 18.Apr 2015

    ajdi caushi

    waw pune mjaft e mire urime cuna urime qe te dyve por ne vecanti abi renatos por dhe nori shume mire komplimente….

    reply comment
  2. 🕔 15:36, 18.Apr 2015

    rei

    bravo artikull shkruajtesit dashnor myftarago,me pelqen botekuptimi dhe qartesia e tij ,urime

    reply comment

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 11, 2018
Pjesërisht vranët
12°/-1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 12, 2018
Clear
11°/1°
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 13, 2018
Chance of Shiu!
11°/4°
Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 11, 2018
Pjesërisht vranët
4°/-3°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2018
Pjesërisht vranët
5°/-5°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 13, 2018
Mostly Cloudy
2°/-3°
Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 11, 2018
Pjesërisht vranët
2°/-8°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 12, 2018
Clear
3°/-8°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 13, 2018
Pjesërisht vranët
1°/-5°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr

Warning: mt_rand(): max(-1) is smaller than min(0) in /var/www/clients/client2/web29/web/wp-content/plugins/wunderground/wunderground.php on line 214