Punimet artizanale në Shqipëri, nuk vlerësohen siç duhet

I shikojmë kudo, në ndonjë vend ose në tjetrin të ulur nëpër trotuare ose ato që kanë më shumë fat kanë hapur biznesin e tyre me dyqanet që quhen suvenire. Punimet artizanale janë punime të cilat tregojnë shumë për kulturën Shqiptare, mbi vlerat që përcillen ne anën e këtyre punimeve. Disa prej tyre mund të

I shikojmë kudo, në ndonjë vend ose në tjetrin të ulur nëpër trotuare ose ato që kanë më shumë fat kanë hapur biznesin e tyre me dyqanet që quhen suvenire. Punimet artizanale janë punime të cilat tregojnë shumë për kulturën Shqiptare, mbi vlerat që përcillen ne anën e këtyre punimeve. Disa prej tyre mund të jenë në dimensione të vogla por që marrin vlerë kur ato blihen dhe vendosen diku në çdo ambient. Punimet artizanale punohen me mjeshtëri nga gra të cilat jetën e tyre ja kanë dedikuar kësaj pune. Me një përkushtim, me duart e tyre ato bëjnë vepra arti që ndoshta nuk vlerësohen aq shumë. Punimet më shumicën e rasteve janë të grave krutane, edhe pse këto vitet e fundit vlerësimi për to ka rënë ndjeshëm. Në pjesën më të madhe këto punime ne i shikojmë të shiten në dyqane që quhen suvenire. Në Shqipëri mbahen disa panaire ku këto punë prezantohen për një publik të gjerë të cilët kanë mundësitë t’i shikojnë por edhe t’i blejnë punime të ndryshme.

Sonila: Punimet e drurit vlerësohen më shumë

Ka vetëm një vit që e ka hapur biznesin e saj, por ndihet shumë mirë pasi ajo ka vite që punon për të arritur këtu ku është sot. Në dyqanin e znj. Sonila që ndodhet në hyrje të rrugës “Ali Demi” , siç shikohet edhe në foto, punimet më së shumti janë prej druri, por që nuk mungojnë edhe ato të punuara me dorë. Punimet e shumta që gjenden aty, disa prej tyre janë të punuara vetë nga znj. Sonila, kryesisht ato të cilat krijohen me dorë por që shumica e punimeve të drurit blihen në vende të ndryshme. Punimet e drurit preferohen që të jenë sa më të vjetra, por të mirëmbajtura mirë, pasi edhe vlera e tyre monetare dhe historike është më e madhe. “Ata pak vetë që blejnë preferojnë punimet e drurit dhe janë të huajt kryesisht që ja dinë vlerën”, shprehet disi me ndrojtje znj. Sonila. Sipas saj, shqiptarët nuk blejnë shumë, janë raste të rralla kur të vinë në dyqan për të blerë. Edhe pse gjendja nuk është ashtu siç duhet të ishte, znj. Sonila shpreson që në të ardhmen të vlerësohen më shumë këto punime dhe të preferohen më shumë nga vetë shqiptarët për t’i vendosur në shtëpitë e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë tradita dhe vlerat artizanale nuk do të harrohen nga brezat e rinj.

DSCF2344

DSCF2345

 

 Zonja e moshuar nga Gramshi shprehet se: Nuk do heqë dorë nga punimi me shtiza derisa të vdes.

Ajo  rri e ulur aty në nje qoshe në rrugën e Elbasanit dhe pranë vetes ka shtizat që nuk i heq nga dora asnjëherë. “Kam shumë vite që merrem me këtë punë dhe nuk kam ndërmend ta ndërpres derisa të kem fuqi e frymë për të punuar. Kam 8 vite që vi dhe shes tek ky vend, por vetëm një herë në muaj vij, pasi kjo lloj pune do kohën e saj që të përgatitet në një numër të caktuar”, shprehet një e moshuar nga qyteti i Gramshit.

Ajo pranon se kjo punë e saja nuk vlerësohet dhe aq shumë dhe çorapet e leshit edhe pse të mbajnë ngrohtë në dimër, përsëri njerëzit nuk i blejnë. “Këtë muaj kam shitur vetëm 3 palë të tilla dhe kanë qenë shtetas të huaj që i kanë blerë. Këtë punë ja kam mësuar edhe vajzës sime, por ajo nuk i preferon shumë dhe se të gjithë vrapojnë drejt modernes për të blerë, por harrojnë dhe prindërit e gjyshërit e tyre jo vetëm që kalonin dimrin e acartë por edhe e kalon nëpër breza si kulturë e vlerë që ne e kemi”, shprehet më tej gruaja në intervistën tonë. Këto janë fjhalët e së moshuarës e cila edhe pse e dinë që shitje nuk ka aq shumë, traditën e saj e ruan me fanatizëm.

DSCF2352DSCF2351

Suvenire Kruja: Ka humbur kultura e gjërave antike dhe tradicionale

Në tregun e punës kemi plot 17 vite që ofrojmë punimet tona të ndryshme por edhe të marra nga artizanë të tjerë kryesisht nga punimet që bëhen nga gra dhe burra të qytetit të Krujës  na tregon  shitësja  e dyqanit zonja Marjeta.Në Tiranë është një nga pikat më kryesore që mund të gjesh produkte të ndryshme duke filluar që nga ato klasiket deri tek modernet e ditëve të sotme. Në Shqipëri ka shumë gra të cilat punojnë dhe merren me punime të ndryshme por që punimet e tyre nuk vlerësohen aq shumë dhe ka rënë ndjeshëm kultura e të pasurit punime tradicionale e me vlera. Zonja  Marjeta shprehet ndër të tjera se ka edhe manipulim tek këto punime sepse në treg ka edhe prodhime të cilat nuk janë origjinale por të prodhuara në Kinë dhe vinë në Shqipëri e që mund të shiten si origjinale. Ndoshta është kjo një nga arsyet se përse Shqiptarët nuk preferojnë ti blejnë këto produkte se i quajnë si të pavlera dhe jo origjinale. Ka kohë që edhe emigrantët nuk po blejnë më suvenire të caktuara sepse vetëm ato e mbanin gjallë këtë industri punimesh por ka rënë ndjeshëm blerja nga ana e tyre. Të huajit që mendohet që ato blejnë ato blejnë por vetëm sende të vogla siç mund të jenë stilolapsa me figurë të flamurit tonë dhe shumë suvenire të këtij lloji por në përmasa të vogla. Vetë zonja  Marjeta shprehet se ajo ka mbi 10 vjet që merret me punën e baltës. Duhet pasur një kulturë dhe ka rënë ndjeshëm sidomos tek persona të cilët ndërtojnë shtëpitë e tyre të reja që nuk preferojnë që në shtëpitë e tyre të vendosin sende me vlera tradicionale por që kalojnë tek ato modernet. Kjo mënyrë jo vetëm që largon brezat e rinj ka përcjellja e kulturës por edhe po lënë në harresë punën me vite që gra dhe burra të zonave të ndryshme punojnë për të mbajtur kulturën dhe traditën shqiptare gjallë.

DSCF2361DSCF2362

 

Thirrja që vetë prodhuesit e këtyre produkteve është se tradita nuk duhet humbur, e në mënyrë që të mos humbasë sidomos te brezi i ri është dhurimi ose arredimi i tyre në ndonjë vend të shtëpisë.

Punuan /Ariana Saraçi/ /Redjon Shtylla/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar