Pukë, zjarr në pyjet e Tërbunit, vështirësohet ndërhyja

Pukë, zjarr në pyjet e Tërbunit, vështirësohet ndërhyja

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në pyjet e  Tërbunit në Pukë ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak se terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Flakët po zgjerojnë  vatrën të ndihmuara dhe për shkak të erërave që fryjnë. Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore pasi automjetet e kanë të pamundur të ndërhyjne

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në pyjet e  Tërbunit në Pukë ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak se terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Flakët po zgjerojnë  vatrën të ndihmuara dhe për shkak të erërave që fryjnë.
Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore pasi automjetet e kanë të pamundur të ndërhyjne direkt e në vatër pasi terreni është tepër i thyer dhe shkëmbor.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi dhe temperaturat në zonë nuk i kanë kaluar ende 24 Gradë në zonë dhe është e pamundur që shkak për vatrën të ketë qenë vapa përvëluese apo ndonjë pakujdesi.

Ky zjarr sot në pyjet e Tërbunit risjellë në vëmendje dhe traditën e keqe të zjarrvënieve në zonë ku vetëm vitin e kaluar për shkak të zjarreve të qëllimshme u dogjën dhjetra ha me pyje.

Aktualisht në zonë për fikjen e flakëve po operon vetëm reparti i zjarrfikëseve.

/Sonila Duka/        

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar