Pukë, grabitje me armë plagosen 5 persona, mes tyre 2 fëmijë

Pukë, grabitje me armë plagosen 5 persona, mes tyre 2 fëmijë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një tentative grabitjeje në orët e para të mëngjesit të sotëm, mes tyre dhe dy fëmijë 9 dhe 5 vjeç.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e “Vrithit”, në komunës Luf- Qerret të rrethit të Pukës ku tre persona të armatosur dhe me maska

Pesë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një tentative grabitjeje në orët e para të mëngjesit të sotëm, mes tyre dhe dy fëmijë 9 dhe 5 vjeç.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e “Vrithit”, në komunës Luf- Qerret të rrethit të Pukës ku tre persona të armatosur dhe me maska i kanë prerë rrugën një automjeti me targa AA 506 DP, i cili drejtohej nga shtetasi Astrit Kopani dhe i kanë kërkuar të ndalojë.

Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt automjetit.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve Zamir dhe Mirjeta Xhaferraj, përkatësisht 42 dhe 33 vjeç,  Valbona Kopani, 44 vjeç si dhe dy fëmijët e çiftit Xhaferraj, A. Xh. 9 vjeç dhe E. Xh.  5 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa për një ndihmë më të  specializuar mjekësore të plagosurit janë transferuar në Spitalin Ushtarak.

Ndërkohë sipas policisë së Shkodrës janë ngritur disa pika kontrolli në akset rrugore dhe po punohet për kapjen e autorëve. Një nga pistat kryesore të uniformave blu është grabitja por nuk përjashtohet edhe pista të tjera.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar