Publikohet fotoja e rrallë e funeralit të Ismail Qemalit

Publikohet fotoja e rrallë e funeralit të Ismail Qemalit

  Shfaqet imazhi i karrocës duke ecur e cila mbart të madhin Ismail Qemalin të shoqëruar nga xhandarmëria Italiane dhe nga patriotë shqiptarë, fokusohet flamuri kombëtar i cili ka mbështjellur trupin e pajetë të kryeministrit të parë të shqiptarëve.   Muzeu Marubi, bën publike foton me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta e

 

Shfaqet imazhi i karrocës duke ecur e cila mbart të madhin Ismail Qemalin të shoqëruar nga xhandarmëria Italiane dhe nga patriotë shqiptarë, fokusohet flamuri kombëtar i cili ka mbështjellur trupin e pajetë të kryeministrit të parë të shqiptarëve.

 sia-1-640x425

Muzeu Marubi, bën publike foton me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta e  kryeministrit të parë të shqipërise me një shënim: Sot 100 vite më parë, një moment nga ceremonia mortore e patriotit Ismail Qemali (1844-1919), kryefirmëtar i Pavarësisë, ndër kontribuesit më të mëdhenj në formimin e shtetit shqiptar. Ismail Qemali ndërroi jetë në Peruxhia ku ndodhej i ftuar, me ftesë të qeverisë italiane.

Gazeta Shqip shjegon se ishte i shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.

Vlen të theksohet se asnjë qeveritar i asaj kohe nuk krahasohej me ish kryeministrin e Shqipërisë Ismail Qemal Vlora. Në ceremoninë e zhvilluar nuk munguan as fshatarë dhe as qytetarë, pjesëmarrja e të cilëve nxirrte në pah vlersimin që mbartte populli karshi të madhit Ismail Qemalit.

H.Himallari

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar