Pse vakti i mëngjesit nuk duhet lënë pa konsumuar?

Pse vakti i mëngjesit nuk duhet lënë pa konsumuar?

Edhe gjatë kohës që jemi në gjumë, trupi ynë ka nevojë për rreth 500-600 kcal energji për të marrë frymë, për tu rrotulluar  gjatë natës ose  për të parë ëndrra. Një mëngjes i mirë duhet të përmbajë proteina, karbohidrate, lipide, vitamina dhe ujë. Ato  kontribuojnë në 25% të nevojave të energjisë për ditën. Këtu janë

Edhe gjatë kohës që jemi në gjumë, trupi ynë ka nevojë për rreth 500-600 kcal energji për të marrë frymë, për tu rrotulluar  gjatë natës ose  për të parë ëndrra.

Një mëngjes i mirë duhet të përmbajë proteina, karbohidrate, lipide, vitamina dhe ujë. Ato  kontribuojnë në 25% të nevojave të energjisë për ditën.

Këtu janë rregullat që duhet të ndiqni:

– 1 prodhim cereali për një energji të qëndrueshme. Drithërat ose buka janë të përshtatshme. Ato ju sigurojnë një pjesë të mirë të karbohidrateve, vitaminës B, mineraleve dhe fibrave.

– 1 produkt qumështi për përmbajtjen e kalciumit: qumështi, kosi, djathi janë disa alternativa që ju sigurojnë proteina dhe vitamina.

– Një frut apo lëng frutash për vitaminat: zgjidhni fruta të freskëta për përmbajtjen e tyre të lartë të fibrave. Ato gjithashtu përmbajnë karbohidrate, vitamina dhe minerale.

– Një pije të nxehtë apo të ftohtë për t’u hidratuar: kafe, çaj, çokollatë e nxehtë, lëng frutash ose gotë ujë në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i trupit i cili ka nevojë për një furnizim të rregullt me lëngje, mundësisht me ujë!

 

 /Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar