Pse rrudhen duart

Pse rrudhen duart

Është diçka që u ndodh të gjithëve pa përjashtim, që kur futemi në pishinë, në det apo kur lajmë diçka duart tona rrudhen. Nuk ka ndonjë problem me këtë fenomen, por padyshim që të gjithë ne  jemi bërë kureshtarë se pse ndodh. Në një  studim të fundit të publikuar në Brain, Behaviour and Evolution, thuhet 

Është diçka që u ndodh të gjithëve pa përjashtim, që kur futemi në pishinë, në det apo kur lajmë diçka duart tona rrudhen. Nuk ka ndonjë problem me këtë fenomen, por padyshim që të gjithë ne  jemi bërë kureshtarë se pse ndodh.

Në një  studim të fundit të publikuar në Brain, Behaviour and Evolution, thuhet  se rrudhat shërbejnë që duart të mos rrëshkasin kur futemi në ujë. Pasi nëse duam të kapemi pas një objekti ato nuk rrëshkasin, dhe shërbejnë njëlloj si gomat me rrugën. Rrudhja e duarve është një fenomen i kontrolluar nga sistemi nervor, ku përgjithësisht  pjesa e poshtme e gishtave synon të rrudhet më shpejtë.

Lëkura rreshket kur ne lahemi sepse shtresa sipërfaqësore e lëkurës është e përbërë nga keratina. Keratina është një proteinë që për nga natyra e saj kur zhytet në ujë heq yndyrat nga vetja dhe kur lëkura qëndron gjatë në ujë, ajo zbutet dhe fryhet duke u krijuar formë si rrudha.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar