Pse duhet të konsumojmë çokollatë?

Pse duhet të konsumojmë çokollatë?

  Jo vetëm se është shumë e shijshme por tani keni edhe 8 arsye të tjera për ta pasur cokollatën si të preferuarën tuaj! 1-Është e pasur me antioksidantë, duke e ndihmuar lëkurën të jetë e butë dhe elastike ndërsa vitet kalojnë. 2-Hidraton dhe zbut lëkurën e thatë. 3-Flavanoli (që gjendet sidomos në çokollatë) e

 

Jo vetëm se është shumë e shijshme por tani keni edhe 8 arsye të tjera për ta pasur cokollatën si të preferuarën tuaj!

1-Është e pasur me antioksidantë, duke e ndihmuar lëkurën të jetë e butë dhe elastike ndërsa vitet kalojnë.

2-Hidraton dhe zbut lëkurën e thatë.

3-Flavanoli (që gjendet sidomos në çokollatë) e ndihmon lëkurën të mbrohet nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë (UV).

4-Është e mirë për zemrën.

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e çokollatës bën mirë për zemrën. Ul  rreziqet e atakeve kardiake dhe ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Gjithsesi, kini kujdes të jeni të ekuilibruar në ngrënien e sheqerit të tepërt, gjalpit apo qumështit që konsumoni.

5-Flokë të shëndetshëm.

Besojeni apo jo, kakaoja është shumë e mirë për flokët tuaj, pasi i shton shkëlqim dhe rregullon strukturën e flokëve.

6-Çokollata ul stresin.

Shkencëtarët  zvicerianë kanë arritur në përfundimin se kur njerëzit e stresuar hanë çokollatë, niveli i hormoneve të stresit  ulet.

7-Është karburant për trurin.

Keni provim? Flavanoli në çokollata (sidomos çokollata e zezë) rrit qarkullimin e gjakut në tru, duke ju ndihmuar të përqendroheni në punët që po bëni.

8-Hani çokollatë dhe jini të lumtur.

Më e mira nga të gjitha, çokollata thjesht ju bën të lumtur. Nëse hani çokollatë me përqindje të lartë kakaoje, do të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur për një kohë të gjatë.

 

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar