PS, reagon Gjonçaj: Do ankohemi në Kolegj

PS, reagon Gjonçaj: Do ankohemi në Kolegj

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj ka kundërshtuar dje vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit të 10 qendrave të votimit nga sistemi elektronik dhe jo nga tabelat e dorëzuara nga KZAZ Nr. 13. Gjonçaj tha dje se vendimmarrja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për tabelat e reja të KQZ-së se, “Kjo gjë që

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj ka kundërshtuar dje vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit të 10 qendrave të votimit nga sistemi elektronik dhe jo nga tabelat e dorëzuara nga KZAZ Nr. 13.

Gjonçaj tha dje se vendimmarrja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për tabelat e reja të KQZ-së se, “Kjo gjë që ju sapo miratuat bën të mundur lëvizjen e një mandati nga njëri koalicion në koalicionin tjetër. Ky veprim në këtë formë nuk bazohet në Kodin Zgjedhor, është një procedurë që nuk parashihet në nenet e këtij Kodi Zgjedhor. Ju ofruam zgjidhje që çështja të adresohej nëpërmjet procedurës së ankimimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, çështje e cila bazohet në Kodin Zgjedhor, ndërsa ju zgjodhët këtë formë.”

Ndërkohë kërkoi që vendimi i KQZ-së për qarkun e Lezhës të zbardhej pa vonesa, në mënyrë që Partia Socialiste ta ankimonte atë brenda 5 ditëve nga dita e miratimit dhe më pas çështja të dërgohet në Kolegjin Zgjedhor.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar