PS publikon kandidatët në 11 qarqe, mungon Tirana

PS publikon kandidatët në 11 qarqe, mungon Tirana

Partia Socialiste publikon emrat e kandidatëve për deputetë në 11 qarqe të vendit, mbetet e panjohur lista e emrave në Tiranë. E përditshmja “Panorama” shkruan sot se qarku në të cilin do të kandidojë kryesocialisti Edi Rama vazhdon të jetë ende i pazyrtarizuar. Mundësitë më të mëdha janë të një kandidimi në Vlorë, por nuk

Partia Socialiste publikon emrat e kandidatëve për deputetë në 11 qarqe të vendit, mbetet e panjohur lista e emrave në Tiranë.

E përditshmja “Panorama” shkruan sot se qarku në të cilin do të kandidojë kryesocialisti Edi Rama vazhdon të jetë ende i pazyrtarizuar. Mundësitë më të mëdha janë të një kandidimi në Vlorë, por nuk përjashtohet këtu edhe Tirana. Nuk mohohet as mundësia e moskandidimit të z. Rama në këto zgjedhje, shkak janë bërë deklaratat e tij të tipit: “Unë në Parlament do të jem si kryeministër”.

Lista në qarkun e Vlorës vijon me deputetët aktualë: Leskaj, Malaj, Toçi, Deda dhe Xhuvani.
Pritet që listës së PS-së në këtë qark t’i shtohet edhe ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ndërsa Arben Isaraj me shumë mundësi do të mbetet jashtë liste në këto zgjedhje.

Qarku i Gjirokastrës është i konfirmuar. Kryeson listën Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj dhe biznesmeni Vladimir Kosta.

Emrat e plotë dihen edhe në qarkun e Shkodrës. Kryeson listën deputeti aktual Tom Doshi, vijon me pedagogen Mimoza Hafizi, Paulin Sterkaj dhe Namik Kopliku.

Në qarkun e Elbasanit, përveç emrit të Musa Ulqinit, nuk ka surpriza. Lista kryesohet nga Ben Blushi, më pas vijnë Evis Kushi, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Alfred Peza dhe Musa Ulqini. Mbeten jashtë listës Shegushe Ligori, Agim Leka dhe Skënder Hasa, në diskutim për listen e sigurte mbetet Ilir Bejtja.

Të zyrtarizuar janë edhe kandidatët në qarkun e Beratit. I pari në listë është Eduart Shalsi, vijon me Fidel Yllin, Ermonela Felaj, mjeku Eduart Bejko dhe Stavri Ceca. Jashtë kandidimit mbetet deputeti Marko Bello, ndërsa Erjon Braçe pritet të jetë pjesë e listës së kandidatëve në Tiranë, ose të refuzojë përfundimisht kandidimin.

Në Korçë lista kryesohet nga Pandeli Majko, i ndjekur nga Olta Xhaçka. Bie në sy kandidimi i deputetit të qarkut të Fierit, Bashkim Fino. Lista vijon me Ilir Pandavinji dhe Ilir Xhangolli.

I paqartë mbetet qarku i Fierit dhe i Durrësit. Lista në Fier kryesohet nga Gramoz Ruçi. Në listë është edhe Eglantina Gjermeni, e cila në 2009 u zgjodh në qarkun e Tiranës. Jashtë liste mbeten Albert Caci, Arben Çuko dhe Anduel Xhindi.

E njëjta situatë vazhdon edhe në Durrës, ku Blendi Klosi kryeson listën e PS-së. Kryetari Rama po e konsulton gjatë këtë listë, për shkak të mundësisë së kandidimit të kryeministrit Sali Berisha në këtë qark.

Kukës    

Vehxhi Muçmata
Vladimir Elezi

Dibër                                                                                 

Shkëlqim Cani
Qemal Minxhozi
Ulsi Manja

Lezhë

Mimi Kodheli
Armando Prenga
Ndrec Deda
Arben Ndoka
Gjok Jaku

Elbasan

Ben Blushi
Evis Kushi
Damian Gjiknuri
Taulant Balla
Alfred Peza
Musa Ulqini
Arben Kamami
Luljeta Arapi
Ilir Bejtja

Vlorë

Edi Rama
Valentina Leskaj
Arben Malaj
Fatmir Toçi
Luiza Xhuvani
Theodhori Sollaku
Eltar Deda
Edmond Leka
Etiona Hoxhaj

Berat

Eduart Shalsi
Fidel Ylli
Ermonela Felaj
Eduard Bejko
Stavri Ceca

Fier

Gramoz Ruçi
Eglantina Gjermeni
Ilirian Celibashi
Armando Subashi
Ervin Koçi

Durrës

Blendi Klosi
Ilir Beqja
Klodiana Spahiu
Agron Duka
Edison Konomi

Korçë

Pandeli Majko
Olta Xhaçka
Bashkim Fino
Ilir Pandavinji
Ylli Ziçishti
Ilir Xhangolli
Irena Kallço

Gjirokastër

Arben Ahmetaj
Anastas Angjeli
Erion Veliaj
Vladimir Kosta

Shkodër

Tom Doshi
Mimoza Hafizi
Paulin Sterkaj
Namik Kopliku
Gentian Bali

 

/Osman Stafa/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar