PS, negociata për qeverinë e re

PS, negociata për qeverinë e re

Partia Socialiste e Shqipërisë pasi fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, pritet të ndajë pushtetin me aleatët e saj. Kryeministri i ardhshëm z.Edi Rama,  pritet që të nisë sot konsultimet për qeverinë e re. Në marrëveshjen e bërë para zgjedhjeve, nga 37 partitë e Aleancës për Shqipërinë Europiane thuhet se “Pas fitores në zgjedhjet e

Partia Socialiste e Shqipërisë pasi fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, pritet të ndajë pushtetin me aleatët e saj. Kryeministri i ardhshëm z.Edi Rama,  pritet që të nisë sot konsultimet për qeverinë e re.

Në marrëveshjen e bërë para zgjedhjeve, nga 37 partitë e Aleancës për Shqipërinë Europiane thuhet se “Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit në nivel qarku nga 500 deri në 1000 vota dhe në nivel kombëtar nga 5000 deri në 10 000 vota. Pa cënuar statusin e nënpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike.”

Ndërsa, partitë që gjatë zgjedhjeve kanë marrë një mandat atëherë është e drejta e tyre për të pasur një vend në qeverinë e re pas zgjedhjeve. Por që patjetër duhet të konsultohet me partitë e tjera.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar