PS-LSI, nuk bien dakord për taksën progresive dhe shëndetësinë

PS-LSI, nuk bien dakord për taksën progresive dhe shëndetësinë

Grupet e punës ai i  Partisë  Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk bien dakord për taksa progresive dhe sistemi shëndetësor falas. Ndërkaq, kryetari i grupit të punës të LSI-së, Edmond Haxhinasto, shprehet se fillimisht duhet të fuqizohet ekonomia kombëtarepastaj të kalojë në ndryshimin e sistemit fiskal. “LSI ka pasur progresivitet në programin e saj,

Grupet e punës ai i  Partisë  Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk bien dakord për taksa progresive dhe sistemi shëndetësor falas.

Ndërkaq, kryetari i grupit të punës të LSI-së, Edmond Haxhinasto, shprehet se fillimisht duhet të fuqizohet ekonomia kombëtarepastaj të kalojë në ndryshimin e sistemit fiskal.

“LSI ka pasur progresivitet në programin e saj, veçanërisht përsa i takon tatimit mbi të ardhurat. Deri tani ne jemi në fazën e një mirëkuptimi që sistemi fiskal ka nevojë për një konsolidim me qëllim që me këto politika që ne kemi aktualisht, me këtë sistem që ne kemi aktualisht dhe me ndërhyrjet e tjera që ne propozojmë, të realizojmë një nxitje më të madhe për të pasur një rritje ekonomike dhe më pas të përpunojmë në detaje të gjithë planin tonë për të vendosur një progresivitet jo vetëm te të ardhurat, por edhe te biznesi. Kjo është diçka që i takon së ardhshmes”, u shpreh Haxhinasto.

Ndërkohë, të dyja grupet po mbledhin informacione për situatën ekonomike të vendit nga institucionet e pavarura, si INSTAT apo KLSH, për të parë se ku janë boshllëqet e mëdha financiare dhe ku kërkohen ndërhyrje.

Nëse shërbimi shëndërsor  falas ishte një ndër pikat kryyesore në programit e Partisë Socialiste, LSI është e mendimit se për momentin duhet konsoliduar sistemi aktual shëndetësor, ku kontributorë do të jenë vetë të punësuarit dhe rritja e shërbimeve spitalore, e më pas të kalohet në sistemin shëndetësor falas.

“Ndryshimi i sistemit kërkon një kohë të konsiderueshme, duhen sigurisht përpunuar aktet ligjore, duhet të mësohet edhe i gjithë personeli i shërbimit shëndetësor me modelin e ri, pra kërkohet një kohë. Por edhe në rastin kur flasim për një sistem shëndetësor falas, sigurisht do të ketë kontribute nga qytetarët, sepse nuk mund të ketë buxhet shteti po nuk pati kontribute nga qytetarët. Në këtë lloj sistemi janë qytetarët ata që duhet të kontribuojnë me taksën e tyre për sistemin shëndetësor. Ne si LSI kemi propozuar që të ruanim sistemin aktual, që kontributi shëndetësor të shkonte në një fond të veçantë për shëndetësinë, ndërsa propozimi i PS-së është që kontributi për shërbimin shëndetësor të jetë pjesë e taksës së përgjithshme që paguan çdo qytetar i Shqipërisë, pra duke mos e quajtur atë taksë për shërbimin shëndetësor. Pastaj buxheti i shtetit mbulon në një masë të caktuar, sigurisht ka një masë për buxhetin, shërbimin që u ofrohet qytetarëve”, u shpreh Haxhinasto.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar