PS-LSI kërkojnë kohë për Kukësin

PS-LSI kërkojnë kohë për Kukësin

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 48 orë kohë për verifikimin edhe një herë të tabelave përfundimtare të qarkut të Kukësit. Sipas juristit të PS-së, Genci Gjonçaj, në materialet e KQZ-së ka parregullsi krahasuar me rezultatin që disponojnë partitë. “Ne kërkojmë që ta verifikojmë

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 48 orë kohë për verifikimin edhe një herë të tabelave përfundimtare të qarkut të Kukësit.

Sipas juristit të PS-së, Genci Gjonçaj, në materialet e KQZ-së ka parregullsi krahasuar me rezultatin që disponojnë partitë. “Ne kërkojmë që ta verifikojmë dhe të jemi të saktë. Ne kërkojmë që të shtyhet dhe 48 orë për të marrë tabelën e fundit të qarkut të Kukësit. Ne na rezulton që ka një diferencë në materialin që na ka dhënë administrata, dhe duhet ta dimë që mandati në këtë qark lëviz me më pak së 15 vota. Prandaj, para se të paraqesim argumentet për materialin që na është vënë në dispozicion, administrata duhet të qartësojë veten me materialin që në kemi. Mos të abuzojmë me qëndrimet politike”, tha Gjonçaj.

Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Niazi Kosovrasti, tha dje se partitë kanë pasur 3 ditë kohë në dispozicion për të bërë verifikimet. “Në mbledhjen e sotshme verifikohet nëse ka pasur apo jo gabim, e verifikojmë dhe gjithçka mbaron. Tri ditë kohë kanë pasur t’i gjejnë dhe t’i shohin materialet. Nëse i kanë gjetur, çfarë do shohin më. Nuk ka asnjë arsye që të shtyhet ky vendim për Kukësin. Po të vazhdojmë kështu ne me të gjitha qarqet, nuk mbaron ndonjëherë procesi”, tha dje Kosovrasti.

Ndërkaq,  kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, tha se partitë politike nuk duhet t’ia hedhin fajin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vonesa në miratimin tabelave përfundimtare për 12 qarqet e vendit. “Abuzimi po bëhet nga partitë politike që duan ta konvertojnë atë në një gabim të KQZ-së, sikur është faji i KQZ-së”, tha Lleshi.

kryetarja e KQZ-së tha dje se miratimi shtyhet për  qarkun e Korçës, Dibrës, Vlorës dhe Beratit. Ndërkohë që përfaqësuesi  ligjor i LSI-së, Ilirian Muho, e cilësoi të pakuptimtë këtë shtyrje. “Na thoni ju pse po e shtyni Korçën, Dibrën, Vlorën dhe Beratin? Në qoftë se nuk ka argument për Kukësin, votoni po ose jo për Kukësin”, theksoi Muho.

Kryetarja e KQZ-së theksoi se shtyrja bëhet për t’i pasur të gjitha qarqet e miratuara në një afat kohor.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar