PS-ja feston 22-vjetorin, të ftuar Berisha dhe Nano

PS-ja feston 22-vjetorin, të ftuar Berisha dhe Nano

Partia Socialiste do të festojë 22-vjetorin e themelimit të së saj, sonte në hotel “Sheraton”. Të ftuar në festën zyrtare, siç shprehen organizatorët,  do të jenë figura të vjetra politike të partisë, si Fatos Nano,  dhe kundërshtarë politikë si Kryeministri në detyrë, Sali Berisha. Burimet zyrtare nga Partia Socialiste bënë të ditur se ftesa është

Partia Socialiste do të festojë 22-vjetorin e themelimit të së saj, sonte në hotel “Sheraton”. Të ftuar në festën zyrtare, siç shprehen organizatorët,  do të jenë figura të vjetra politike të partisë, si Fatos Nano,  dhe kundërshtarë politikë si Kryeministri në detyrë, Sali Berisha.

Burimet zyrtare nga Partia Socialiste bënë të ditur se ftesa është dërguar në zyrën e Kryetarit të PD-Së Sali Berisha, në adresë të kreut të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi dhe të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

“Sali Berisha, është i ftuar ditën e hënë në festën e Partisë Socialiste që ne kemi shtyrë pas zgjedhjeve dhe nuk diskutohet që kushdo që do ta pasojë do të jetë kryetari i opozitës dhe do të respektohet ashtu siç nuk është respektuar deri më sot. Ftesa për Berishën është bërë, jo vetëm për PD-në, por për gjithë kryetarët e partive të opozitës”, – ka thënë Rama në një intervistë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar