PS feston 22-vjetorin dhe fitoren e zgjedhjeve

PS feston 22-vjetorin dhe fitoren e zgjedhjeve

Të hënën në orën 19:30 Partia Socialiste do të festojë 22-vjetorin  dhe fitoren e PS-së në hotel “Sheraton” ashtu siç Kryesocialisti premtoi para zgjedhjeve. Në këtë ceremoni festive do të jenë figurat më të rëndësishme të PS-së, LSI-së, aleatë të tjerë të socialistëve, personalitete të së majtës, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri si dhe

Të hënën në orën 19:30 Partia Socialiste do të festojë 22-vjetorin  dhe fitoren e PS-së në hotel “Sheraton” ashtu siç Kryesocialisti premtoi para zgjedhjeve.

Në këtë ceremoni festive do të jenë figurat më të rëndësishme të PS-së, LSI-së, aleatë të tjerë të socialistëve, personalitete të së majtës, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri si dhe përfaqësues të medias.

Në një ftesë që mban emrin e tij Edi Rama shkruan: “Këtë herë festa e ditëlindjes së Partisë sonë u programua pas fitores së 23 qershorit dhe do të bëhet në mbrëmjen e të Hënës në 1 Korrik. Me dëshirën për të ndarë me ju kënaqësinë e përvjetorit të Partisë Socialiste, fill pasi shqiptarët na kanë besuar ne dhe aleatëve tanë drejtimin e punëve të vendit, ju ftoj të na nderoni me praninë tuaj”.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar