Prurjet e ujit në Fierzë, nivel minimal

Prurjet e ujit në Fierzë, nivel minimal

Prurjet e ujit në liqenin e Fierzës kanë rënë në nivelin minimal, për shkak të mungesës së shiut prej disa muajsh. Nga salla e komandës së hidrocentralit pohohet se prurjet kanë zbritur në 33 metër kub ujë për sekond, ndonëse në liqenin e Fierzës derdhen dy nga lumenjtë më të mëdhenj në vend siç janë Drini

Prurjet e ujit në liqenin e Fierzës kanë rënë në nivelin minimal, për shkak të mungesës së shiut prej disa muajsh. Nga salla e komandës së hidrocentralit pohohet se prurjet kanë zbritur në 33 metër kub ujë për sekond, ndonëse në liqenin e Fierzës derdhen dy nga lumenjtë më të mëdhenj në vend siç janë Drini i Zi dhe ai i Bardhë.

Ato theksojnë se kjo rënie eshtë mjaft evidente pasi në 24 orë niveli bie me 20 centimetra duke e bërë mjaft  shqetësuese situatën.

Gjatë ditës së sotme Kukësi është përfshirë nga reshjet e shiut për rreth një orë, por kjo nuk pritet të ndikojë në prurjet e Fierzës.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar