Zhvillimi i zgjedhjeve do të ndërpresë korrigjimin e provimit të Matematikës për dy ditë. Maturantët do t’i marrin përgjigjet dy ditë pas zhvillimit të provimit me zgjedhje. Nga vlerësimi i bërë deri tani, specialistët kanë vënë re se pjesa më e madhe e studentëve kanë kopjuar gjatë provimit. Ajo çka i bën vlerësuesit të habiten
Zhvillimi i zgjedhjeve do të ndërpresë korrigjimin e provimit të Matematikës për dy ditë. Maturantët do t’i marrin përgjigjet dy ditë pas zhvillimit të provimit me zgjedhje.
Nga vlerësimi i bërë deri tani, specialistët kanë vënë re se pjesa më e madhe e studentëve kanë kopjuar gjatë provimit. Ajo çka i bën vlerësuesit të habiten është mënyra e kopjimit.
“Është shumë e lehtë të kuptosh nëse ka kopje apo jo, pasi ushtrimi ka një zgjidhje, e cila po nuk ndoqe çdo hap atëherë përfundimi është i kotë. Konkretisht ka pasur shumë raste kur shumë maturantë kanë shkruar simbolet me fjalë”, u shprehën vlerësuesit.
Gjithashtu specialistët bëjnë me dije se kopjet kanë qenë në forma të ndryshme, ku shumë ushtrimeve u është dhënë përfundim i saktë por pa dhënë një shpjegim për zgjidhjen e ushtrimit. “ Në disa teza kemi vënë re që përfundimi ka qenë i saktë, por pa një shpjegim. Një rast tjetër është kur ushtrimi ishte zgjidhur sakt por përfundimi i gabuar çka tregon që maturanti nuk ka mundur të kopjojë përfundimin dhe e ka bërë gabim”, shtuan vlerësuesit.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *