Provimi i Letërsisë, masa ndaj atyre që kopjuan

Provimi i Letërsisë, masa ndaj atyre që kopjuan

Maturantët kanë filluar të mendojnë për notat që do të marrin në provimin e Letërsisë të zhvilluar vetëm 3 ditë më parë. Pavarsisht se shumë maturantë arritën të kopjonin gjatë provimit sërish ata do të dënohen nëse kuptohen nga vlerësuesi. “Nëse një test do të kuptohet që ka përgjigje identike me librin ose përgjigje të

Maturantët kanë filluar të mendojnë për notat që do të marrin në provimin e Letërsisë të zhvilluar vetëm 3 ditë më parë.

Pavarsisht se shumë maturantë arritën të kopjonin gjatë provimit sërish ata do të dënohen nëse kuptohen nga vlerësuesi.

“Nëse një test do të kuptohet që ka përgjigje identike me librin ose përgjigje të cilat janë marrë nga internet, atëherë asaj do t’i vihen 0 pikë. Në rastet kur ka disa pyetje dhe vërtetohet kopja, ekziston mundësia që maturantët të vlerësohen me notën 4”, bëjnë me dije burime të AKP-së.

Korrigjimi i provimit do të jetë gati para datës 14 qershor por notat do të publikohen pas zhvillimit të provimit të matematikës. Arsyeja është mos shpërqendrimi i nxënësve në një nga provimet më të vështira të maturës shtetërore, në matematikë.

Një vit më parë numri i mbetësve ishte rreth 1000, ndërkohë që në këto shifra pritet  të jetë dhe numri i maturantëve të cilët do të vlerësohen me notën 4.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar