Provimi i Letërsisë, korrigjimet nga dy vlerësues

Provimi i Letërsisë, korrigjimet nga dy vlerësues

Korrigjimi i provimit të Letërsisë do të jetë i përfunduar më 12 qershor, por notat do të jepen për maturantët pas provimit të Matematikës. Pas marrjes së rezultateve, nxënësit nuk do të kene të drejtë ankimi, siç ka ndodhur viteve të tjera. Sipas drejtuesve të MASH, ky vendim ka ardhur pas përposjes së procesit të

Korrigjimi i provimit të Letërsisë do të jetë i përfunduar më 12 qershor, por notat do të jepen për maturantët pas provimit të Matematikës.

Pas marrjes së rezultateve, nxënësit nuk do të kene të drejtë ankimi, siç ka ndodhur viteve të tjera. Sipas drejtuesve të MASH, ky vendim ka ardhur pas përposjes së procesit të korrigjimit të tyre.

“Vlerësuesi merr 20 teste për t’i korrigjuar brenda një dite. Ka një përgjegjës të administrimit të vlerësimit, i cili pasi i vlerëson mësuesi A dhe i kalon te mësuesi B, dhe nuk dihet se kush është mësuesi B nga mësuesi A”, u shpreh Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH.

Ai sqaron se çdo ankim i maturantëve do të ishte i pabazë për aq kohë sa zbatohet kjo skemë. Aktualisht në 6 qendrat e vlerësimit të testeve po punohet intensivisht. Ndërkohë, Agjensia Kombëtare e Provimeve po përgatit testet për Matematikën .

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar