Protestat pushtojnë Europën

0

Demonstrues në gjithë Europën kanë nisur protestat kundër masave shtrënguese të qeverive. Protestuesit janë përhapur nëpër rrugët e Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë, për të shprehur zemërimin e tyre ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane , ndërsa në Gjermani, demonstruesit janë mbledhur sot për të dytën ditë radhazi.

Protestuesit thonë se janë kundër rolit të institucioneve që nxisin shkurtime shtrënguese si një mënyrë për të luftuar krizën e borxhit të kontinentit.

Të premten, anëtarët e aleancës Blockupy kanë lidhur krahët për disa orë në rrugët e kryeqytetit financiar të Gjermanisë, Frankfurt, duke bllokuar rrugët që çojnë deri në Bankën Qëndrore Europiane.

Së bashku me Komisionin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane është pjesë e monitorimit të pajtueshmërisë së kushteve të paketës së shpëtimit për qeveritë e Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here