Protesta në Turqi

Protesta në Turqi

Protesta në Stamboll për mosprishjen e parkut të qytetit, Taksim Gezi. Aktivistët qëndruan në këtë zonë për tre ditë, në përpjekje për të ndaluar prishjen parkut. Mediat vendase thanë se autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën. Thuhet se paktën një person u dërgua në spital. Ambjentalistët vazhdojnë të qëndrojnë

Protesta në Stamboll për mosprishjen e parkut të qytetit, Taksim Gezi. Aktivistët qëndruan në këtë zonë për tre ditë, në përpjekje për të ndaluar prishjen parkut.

Mediat vendase thanë se autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën. Thuhet se paktën një person u dërgua në spital.

Ambjentalistët vazhdojnë të qëndrojnë në park edhe pasi u përzune më 30 maj nga policia.

Puna për ndërtimin sipas planit filloi por ndërkohë Sırı Süreyya Önder, një anëtar i parlamentit dhe deputet i partisë Paqe dhe Demokraci, qëndroi përpara një prej buldozerëve, duke bllokuar punimet.

Mes planeve për rinovim për një rrugë të zgjeruar, një qendër tregtare dhe strehim të ri, aktivistët duan ta ruajnë Taksim Gezi si një hapësirë ​​të gjelbër.

Qeveria turke tha se puna e ndërtimit do të shkojë përpara siç është planifikuar.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar