Protesta në Paris për ferexhenë

Turma të rinjsh hodhën gurë kundër policisë franceze dhe u vunë zjarrin makinave në natën e dytë të trazirave në lagjen periferike Trapes të Parisit. Telashet filluan pas arrestimit të një njeriu, bashkëshortes së të cilit i patën thënë të heqë vellon islamike që i mbulonte fytyrën, pasi në Francë është urdhëruar mospërdorimi i vellos

Turma të rinjsh hodhën gurë kundër policisë franceze dhe u vunë zjarrin makinave në natën e dytë të trazirave në lagjen periferike Trapes të Parisit. Telashet filluan pas arrestimit të një njeriu, bashkëshortes së të cilit i patën thënë të heqë vellon islamike që i mbulonte fytyrën, pasi në Francë është urdhëruar mospërdorimi i vellos në publik.

Ai u akuzua pas kësaj se është përpjekur të mbysë oficerin e policisë që i dha urdhrin. Deri në 300 të rinj njëkohësisht sulmuan stacionin e policisë së lagjes ku po mbahej i arrestuari.

Një grup i rëndësishëm përfaqësues i myslimanëve hodhi poshtë versionin e paraqitur nga autoritetet për ngjarjen, duke akuzuar policinë për “provokim”.

I dyshuari përshkruhet si një njeri i konvertuar mysliman në moshën 21 vjeç. Ai u lirua të shtunën, por do të duhet të paraqitet në gjyq. Ndalimi i mbulimit të fytyrës për gratë u vendos në Francë në prill 2011 dhe shkelësit përballen me penalitete financiare.

Forcat e policisë së lagjes u përforcuan me forcat speciale kundër protestave të dhunshme të policisë franceze, ndërsa ministri i Brendshëm, Manuel Valls, tha se ata do të mbeten në vendngjarje deri sa të rivendoset qetësia. Tridhjetë mjete të policisë kundër protestave të dhunshme u vendosën pranë stacionit të policisë së lagjes.

/Laugert Qosja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar