Protesta në mbarë botën kundër ushqimeve gjenetikisht të modifikuara

Protesta në mbarë botën kundër ushqimeve gjenetikisht të modifikuara

Shumë vende të botës, me në krye SHBA, kanë dalë në protestë kundër farës gjigande Monsato. “Marshi kundër Monsantos” është një lëvizje që bën thirrje për vëmendje kundër rreziqeve që vijnë nga ushqimi gjenetikisht i modifikuar dhe kompanitë që e prodhojnë atë, deklaruan organizatorët. Protestat u zhvilluan në më shumë se 250 qytete ditën e shtunë. Bimët e

Shumë vende të botës, me në krye SHBA, kanë dalë në protestë kundër farës gjigande Monsato. “Marshi kundër Monsantos” është një lëvizje që bën thirrje për vëmendje kundër rreziqeve që vijnë nga ushqimi gjenetikisht i modifikuar dhe kompanitë që e prodhojnë atë, deklaruan organizatorët.

Protestat u zhvilluan në më shumë se 250 qytete ditën e shtunë. Bimët e modifikuara gjenetikisht janë rritur nga fara të projektuara për t’i rezistuar insekticideve dhe herbicideve.

Kompania gjithashtu prodhon kimikate të larta toksike përfshirë pesticide, plastikë dhe aditivë artificialë ushqimor. Protestuesit kanë kërkuar etiketimin e detyrueshëm pasi thuhet se ato mund të çojnë në probleme shëndetësore dhe dëmtojnë mjedisin. Qeveria e SHBA-ve dhe shumë shkencëtarë kanë thënë se teknologjia është e sigurt.

Kompania Monsanto, deklaroi  të shtunën se i respekton të drejtat e qytetarëve për të shprehur mendimin e tyre, por besohet se fara e saj ka ndihmuar fermerët të prodhojnë më shumë ushqim, ndërsa ka ndikuar gjithashtu në kursimin e ujit dhe të energjisë.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar