Promovohet “Udhëzuesi Praktik”

“Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhore” Ky botim u vjen në ndihmë gazetarëve gjatë raportimit të fushatës zgjedhore Departamenti i Shkencave të komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) promovoi udhëzuesin praktik: “Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhore”. Ky udhëzues u realizua nga bashkëpunimi i dy pedagogëve të këtij departamenti, Briseida Mema

“Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhore”

Ky botim u vjen në ndihmë gazetarëve gjatë raportimit të fushatës zgjedhore

Departamenti i Shkencave të komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) promovoi udhëzuesin praktik: “Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhore”. Ky udhëzues u realizua nga bashkëpunimi i dy pedagogëve të këtij departamenti, Briseida Mema dhe Ramadan Çipuri.

Me anë të këtij udhëzuesi synohet t’u vihet në ndihmë gazetarëve që ndjekin dhe pasqyrojnë aktivitetet e subjekteve politike gjatë fushatave zgjedhore.

Në ceremoninë e promovimit morën pjesë ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro, ambasadori i Zvicrës, z. Alexandër Witwer, kryetari i Unionit të Gazetarëve, z. Aleksandër Çipa, gazetarë dhe studiues të fushës, si edhe studentë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit.

“Liria e shtypi gjatë fushatave zgjedhore lidhet ngushtë vecanërisht me demokracinë, gazetari ka detyrë të informojë qytetarët mbi programet dhe aktivitetet e partive. Kjo është dhe tema e këtij udhëzuesi praktik, i cili u drejtohet gazetarëve dhe synon t’i ndihmojë për të repektuar etikën dhe detyrën, aty jepen shembuj se si të punojmë duke i qëndruar besnik parimit të objektivitetit. Ai na kujton nevojën e verifikimit të informacioneve, e marrjes parasysh të kontekstit dhe të këndvështrimit të ngjarjeve në perespektivë. Gjatë periudhave zgjedhore është shumë e rëndësishme të shmangen kurthet, çka bën pastaj dallimin mes informacionit dhe propagandës apo manipulimit”, u shpreh znj. Moro gjatë fjalës së saj.

Bashkëautorja e këtij botimi, Briseida Mema, në fjalën e saj nënvizoi rëndësinë e këtij botimi dhe në fund bëri një falënderim të veçantë për Ambasadën Franceze dhe organizatën “Reporterë pa kufij” për mbështetjen dhe mirëkuptimin që treguan në përshtatjen e këtij udhëzuesi, sipas realitetit shqiptar.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar