Prokuroria: Burg përjetë për Viktor Gushi

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për supergrabitësin e bankave Viktor Gushi mbi të cilin rëndojnë 18 akuza. Prokurori i kësaj çështje ka qenë Lindita Ziguri, ndërsa kreu i trupit gjykues ishte Altin Abdiu. Vetë Viktor Gushi u mbrojt nga avokatja Vjollca Pustina. Gjatë seancës gjygjsore i akuzuari është shprehur i penduar duke i kërkuar falje

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për supergrabitësin e bankave Viktor Gushi mbi të cilin rëndojnë 18 akuza.

Prokurori i kësaj çështje ka qenë Lindita Ziguri, ndërsa kreu i trupit gjykues ishte Altin Abdiu. Vetë Viktor Gushi u mbrojt nga avokatja Vjollca Pustina.

Gjatë seancës gjygjsore i akuzuari është shprehur i penduar duke i kërkuar falje familjarëve të personave që ka vrarë.

“U kërkoj ndjesë publike familjeve, të cilat sot kur unë po gjykohem, nuk kanë një nga familjarët, që unë padrejtësisht i kam marrë jetën. Përveç pendimit që kam shprehur në momentin e parë, brenga ime vazhdon të më shqetësojë dhe në të njëjtën kohë të më vrasë edhe ndërgjegjja, pasi i kam marrë jetën në mënyrë të padrejtë njërit prej familjarëve të personave që ndodhen sot këtu. Por, e gjitha kjo ka ardhur, pasi jeta ime e mëparshme ka qenë jo e mirë. Jeta ime ka qenë e stresuar, gjë që ka ndikuar në formimin tim”.

Viktor Gushi akuzohet për dy vrasje atë të argjendarit Rrapo Sinanaj dhe të arkëtares së bankës, leonora Kaloçi, si dhe tre plagosje të gjitha këto në tentativë për grabitje.

/Rovena Dupi/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar