Projekt me qëllim njohjen e tregut amerikan me Strugën dhe Ohrin

Projekti “Plani i integruar komunikues dhe marketingut IMK-IMC për promovimin e rajonit të Ohrit dhe të Strugës dedikuar për tregun amerikan“, do të prezantohet ditën e sotme në Ohër nga shoqata Harmoni multilinguale dhe multikulutore. Ohri dhe Struga përmes këtij projekti do t’i prezantohen tregut amerikan . Ndërsa bëhet prezantimi do të paralajmërohet plani që përmban konstatimet dhe rekomandimet për rezultatet e punimeve

Projekti “Plani i integruar komunikues dhe marketingut IMK-IMC për promovimin e rajonit të Ohrit dhe të Strugës dedikuar për tregun amerikan“, do të prezantohet ditën e sotme në Ohër nga shoqata Harmoni multilinguale dhe multikulutore.

Ohri dhe Struga përmes këtij projekti do t’i prezantohen tregut amerikan . Ndërsa bëhet prezantimi do të paralajmërohet plani që përmban konstatimet dhe rekomandimet për rezultatet e punimeve dy mujore ne terren të ekipit “Gjashtë Pionerët” nën udhëheqjen e profesorëve Johan Ejsel dhe Stefan Grebinski.

Prezentuesit do t’i ndajnë edhe përvojat e tyre të këtij këmbimi edukativ, si dhe planet për bashkëpunimin e mëtejshëm me Universitetin “Pointpark“, njofton zhurnal.

Gjatë prezentimit është parashikuar të ndahen edhe çmimet për fotografinë më të mirë të ekspozitës së vitit të kaluar që u vendos në Galerinë ekspozuese të Qendrës për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër, e cila u organizua nga katedra për fotografi në kuadër të Universitetit “Point Park”.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar