Progresi i Maqedonisë diskutohet në PE

Progresi i Maqedonisë diskutohet në PE

Parlamenti Evropian (PE) do të shqyrtojë sot progresin e Maqedonisë për vitin 2012, ndërsa më nesër pritet të miratohet edhe Rezoluta për të. Teksti i Rezolutës është propozuar nga eurodeputeti britanik Riçard Hov, pas kompromisit të arritur më 8 prill në Komisionin për Punë të Jashtme. Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme miratuan rreth

Parlamenti Evropian (PE) do të shqyrtojë sot progresin e Maqedonisë për vitin 2012, ndërsa më nesër pritet të miratohet edhe Rezoluta për të. Teksti i Rezolutës është propozuar nga eurodeputeti britanik Riçard Hov, pas kompromisit të arritur më 8 prill në Komisionin për Punë të Jashtme.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme miratuan rreth 20 amendamente të rezolutës me kompromis dhe rreth 50 të tjera nga 203 të propozuara. Të mërkurën do të diskutohet gjithashtu edhe mbi ndryshimet e mundshme që mund të pësojë teksti i rezolutës.

Në Rezolutën për Progresin e Republikës së Maqedonisë bëhet thirrje që Irlanda, gjatë kryesimit të saj të Këshillit të Bashkimit Europian, të zbatojë diplomaci intensive në mënyrë që të bëhet i mundur fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë para muajit Korrik të këtij viti.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar