Programin festiv në TVSH, arkivat mbushin orët e ndërrimit të viteve

0

Martin Leka, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTSH-së pranon se pragrami festiv i këtij fundviti në TVSh nuk ishte në nivele shumë të kënqshme. Ai thekson se programacioni festiv i shoqëruar me me humor, muzikë, programe të tjera atraktive, ishte shumë i pakët.

Gjatë një prononcimi për mediat zëvendësdrejtori Leka thekson se për festat e fundvitit ishte miratuar një program i mirëfilltë, por që nuk rezultoi siç duhej, për shkak të varfërisë artistike.

“Programin e fundvitit e kam gjetur në fazën përfundimtare kur çdo gjë ishte vendosur zyrtarisht, dhe nuk ka ardhur ndryshe edhe në nivelet e vitit të kaluar. Kur kam marrë këtë detyrë programi po montohej”, pohon zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTSH Martin Leka.

Martin Leka thekson se “Do të bëj të pamundurën, që edhe këtë periudhë që jam unë të vijoj punën. Normal që RTSH ka nevojë për reformim, dhe jemi para sfidave”,

“Sfidë mbetet dixhitalizimi i RTSH, por dhe reforma për programe bashkëkohore”, pohon Leka, i cili gjatë kësaj kohe qëndron në detyrë në RTSH. Nëse prej vitesh nuk është theksuar për programe bashkëkohor. Po punojmë për programe bashkëkohore, programe të reja, do të mundohemi të thithim ide dhe ti përshtaten publikut. Jemi në bisedime dhe me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale për të bërë disa cikle emisionesh që do ti ofrohen publikut”, shton për më tepër Martin Leka.

Nga ana tjetër pritet që buxheti që RTSH pritet të marrë këtë vit nga shteti është në shifrën 357 milion lekë, pa përmendur këtu të ardhurat e vetë RTSH që e rrisnin shumë herë këtë buxhet. Komisionin e Medias pohon se RTSH e nis datën 1 janar të çdo viti me 10 milionë euro buxhet fillestar.

 /Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here