Programi i Festës së Pashkëve 2019 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

0

Prej ditës së nesërme në Kosovë besimtarët katolikë do të fillojnë festimin e Pashkëve. Festa e Pashkët shënon ditën kur të krishterët besojnë se është ringjallur Jezu Krishti. Kjo është festa më e rëndësishme e të krishterëve.

PROGRAMI:

VIGJILJA E PASHKËVE, e shtunë,  20 prill:

Mesha Solemne/Qëndore e Pashkëve, do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji. Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm. Kjo meshë do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

DITA E PASHKËVE, e diele, 21 prill:

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

(Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00).

Ora 18:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

PRITJA SOLEMNE E PASHKËVE

E Diele, ora 19:00 – 20:00: Pritja Solemne për Pashkë në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet poshtë Katedrales Shën Nënë Tereza Prishtinë, e cila organizohet nga SH. T. Imzot Dodë Gjergji (shkruan KultPlus)

M.Kërçeli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here