Programi ekonomik, rritje akcize dhe në 2014-2016

Hyrja në fuqi e paketës fiskale për vitin 2014 solli efektet e menjëhershme të rritjes së çmimeve për mallrat që paguajnë akcizë. Si pasojë e rritjes së nivelit të akcizës, në vitet në vijim pritet një rritje e çmimit të këtyre mallrave. Kështu, rritja e nivelit të akcizës për produktet e duhanit është parashikuar e

Hyrja në fuqi e paketës fiskale për vitin 2014 solli efektet e menjëhershme të rritjes së çmimeve për mallrat që paguajnë akcizë.

Si pasojë e rritjes së nivelit të akcizës, në vitet në vijim pritet një rritje e çmimit të këtyre mallrave.

Kështu, rritja e nivelit të akcizës për produktet e duhanit është parashikuar e përshkallëzuar në vite, sipas progresivitetit; 4500 lekë/1000 copë, më 1 janar 2014; 5500 lekë/1000 copë, më 1 janar 2015; 5500 lekë/1000 copë, më 1 janar 2016; 6000 lekë/1000 copë, më 1 janar 2017.   Sipas direktivës së BE-së, niveli minimal i akcizës së cigareve duhet të jetë 57% e çmimit të shitjes me pakicë.

Niveli i akcizës në Shqipëri, përpara këtij ndryshimi ka qenë në nivelin 34% të çmimit të shitjes me pakicë. Rritja progresive në vite paraqet një kërkesë të vazhdueshme të operatorëve ekonomikë të këtij sektori për të pasur një kalendar ligjor të rritjes së akcizës së cigareve me qëllim për planet e tyre të biznesit.

Rritja e akcizës është dyfishuar për pijet alkoolike (jo birra), nga 2600 lekë në 5200 lekë kryesisht vera spumante, shampanja dhe pijet e fermentuara dhe të gazuara dhe për pijet alkoolike të ndërmjetme.   Gjithashtu deri në fund të vitit 2013, taksimi i birrës në Shqipëri ka pasur një strukturë të bazuar në 4 pragje (nivele prodhimi) dhe 4 norma të ndryshme taksimi.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar