Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Pro dhe kundër shkatërrimit të armëve kimike

Pro dhe kundër shkatërrimit të armëve kimike

0 Komentet 🕔11.11.2013 - 09:04

Prej disa ditësh po zhvillohet një debat i fortë në mbarë opinionin publik shqiptar në lidhje me transportimin dhe asgjësimin e armëve kimike siriane në vendin tonë. Lajmi është përhapur nga shtypi i huaj, ekzaktësisht nga”Le Monde” dhe “DË”. Ata që kanë dhënë alarmin për rrezikun e këtyre armëve kimike janë opinionistët që nëpërmjet shkrimeve të tyre kanë njohur opinionin publik për rrezikshmërinë e këtij procesi.

Ajo që bën përshtypje është heshtja e qeverisë dhe mosinformimi i publikut në lidhje me këtë fenomen që për hir të së vërtetës nuk është i parëndësishëm. Procesi i armëve kimike është i ndaluar në kushtetutë, ndoshta kjo shpjegon heshtjen e qeverisë.

Lind pyetja, çfarë janë këto armë kimike dhe sa të rrezikshme janë? Sipas ekspertëve, këto janë armë të tipit mbrojtës por në mes tyre ka dhe armë kimike dhe agresive apo helmuese, sikundër dhe gazi sarin. Ata gjithashtu shprehen se Shqipëria nuk ka infrastukturën e duhur për asgjësimin e këtyre armëve.

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i ftuar në një emision televiziv, është shprehur se nuk duhet të frikësohemi nga ky fenomen, sepse sipas tij, asgjësim armësh kemi pasur dhe në vitin 2007 dhe nuk pati pasoja negative. Po sipas ish-presidentit Moisiu, nëse misioni do jetë i kontrolluar nga specialistë të fushës nuk përbën asnjë rrezik.

Të njëjtën gjë ka shprehur dhe opinionisti Ilir Kulla, i cili ndër të tjera është shprehur se me rënien e komunizmin Shqipëria ka nënshkruar konventën kundër armëve kimike dhe sipas tij ka ardhur koha që Shqipëria të japë kontributin për paqen dhe sigurinë e botës.

Ata që kanë ngritur zërin dhe e kanë cilësuar si shumë të rrezikshëm transportimin dhe asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri janë ambientalistët, me iniciativën e të cilëve është organizuar një protestë para kryeministrisë ku përveç tyre kanë marrë pjesë qytetarë të shumtë.

Më parë është ndaluar importi i plehrave fenomen i rëndësishëm ky për nga rrezikshmëria e ndotjes, ndërsa tani qeveria hesht dhe nuk i thotë jo importit dhe asgjësimit të armëve kimike në vendin tonë.

Avantazhet nga ky proces janë të ardhura ekonomike ndërsa disavantazhet janë që për një pakujdesi apo gabim njerëzor do kishim dëme kolosale.

Qeveria akoma nuk ka dhënë një prononcim zyrtar mbi këtë çështje. ai që ka dhënë një prononcim të shkurtër i pyetur nga gazetarët ka qenë kryetari i Parlamentit, Ilir Meta. Ai është shprehur se Shqipëria nuk ka potencialin e duhur për të kryer një proces të tillë.

/Shkëndije Curri/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Clear
31°/17°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CEST on May 28, 2018
Pjesërisht vranët
31°/17°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 29, 2018
Clear
30°/17°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Pjesërisht vranët
28°/15°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CEST on May 28, 2018
Pjesërisht vranët
29°/15°
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on May 29, 2018
Chance of a Thunderstorm
30°/15°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Chance of Shiu!
28°/13°
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on May 28, 2018
Chance of a Thunderstorm
29°/13°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 29, 2018
Clear
29°/12°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr