Prizren, Çeku dhe Imami nënshkruajnë marrëveshjen SOFA

Prizren, Çeku dhe Imami nënshkruajnë marrëveshjen SOFA

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës ( MFSK), Agim Çeku dhe Ministri i Mrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Arben Imami nënshkruan marrëveshjen SOFA. Ministri Çeku me këtë rast në emër të Ministrisë për FSK, dhe të FSK-së i dorëzoi ministrit Arben Imami, medalje për “Shërbim të merituar”, në shenjë respekti për punën, kontributin dhe

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës ( MFSK), Agim Çeku dhe Ministri i Mrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Arben Imami nënshkruan marrëveshjen SOFA.

Ministri Çeku me këtë rast në emër të Ministrisë për FSK, dhe të FSK-së i dorëzoi ministrit Arben Imami, medalje për “Shërbim të merituar”, në shenjë respekti për punën, kontributin dhe ndihmën e pakursyer në mbështetje të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, tha se bashkëpunimi i frytshëm që ekziston ndërmjet dy ministrive dhe Forcave do të vazhdojë dhe më tutje, pasi kjo po fuqizohet dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes Suplementare SOFA dhe është e rëndësishme, pasi po shkojmë drejt rrugës se integrimit në NATO.

Ndërsa, ministri i FSK-së, Agim Çeku gjatë fjalës së tij tha se “gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kemi realizuar një varg aktivitetesh dhe bashkëpunimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Këtij bashkëpunimi po i shtojmë edhe një dokument që i rregullon marrëdhëniet tona edhe më fuqishëm dhe kjo po bëhet mbi bazën e standardeve të NATO-s”.

Më rastin e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat e FSK-së, Shemsi Veseli dhe Bejtush Gashi si dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Sigurisë, gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe shefit të Ushtrisë shqiptare, gjeneral major Xhemal Gjunkshi. Marrëveshja ndërmjet dy vendeve u nënshkrua në kazermën e FSK-së në Prizren.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar