Prishtinë: Starton Akademia Evropiane e Muzikës

Prishtinë: Starton Akademia Evropiane e Muzikës

Akademia Europiane e Muzikës këtë vit akademik ka pranuar 120 studentë, nga mbi 300 që kanë të botës që kanë konkurruar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nga Gjermania. Më 14 korrik, akademia fillon me takimin formal në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe do të përfundojë pas shumë orëve

Akademia Europiane e Muzikës këtë vit akademik ka pranuar 120 studentë, nga mbi 300 që kanë të botës që kanë konkurruar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nga Gjermania.

Më 14 korrik, akademia fillon me takimin formal në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe do të përfundojë pas shumë orëve të mësimit dhe koncerteve më 24 korrik.

Studentët e akademisë në programin sivjetshëm do të kenë mundësi mësimi në lëndët e pianos, violonçelit, klarinetës, flautit, kitarës dhe këndimit.

Mësimet do të zhvillohen nga tre profesorë nga Kosova dhe dhjetë të tjerë që vijnë nga Çekia, Gjermania, Austria, Luksemburgu, Serbia dhe Hungaria.

Ambasada e Republikës së Çekisë është organizatori kryesor i kesaj Akademie.

“Suksesi i vitit të kaluar dhe përvoja e fituar e më shumë se 60 studentëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar është një bazë e mirë për Akademinë e sivjetme. Gjatë kohës sa mbahet Akademia, ne do të dëshironim ta bënim Prishtinën kryeqytetin e muzikës klasike për tërë rajonin. Ne besojmë se gjatë kësaj kohe shumë evropianë që jetojnë Kosovë dhe në shtetet e rajonit do të tubohen në Prishtinë”, thotë autori i këtij projekti, ambasadori i Republikës së Çekisë Jiri Dolezel

“Ne, duam që ta bëjmë këtë qytet të ngrohtë, që tashmë është me plotë entuziazëm rinor dhe me skena të pranishme artistike, që do të jetë edhe më i ngrohtë me ndjenjën e muzikës klasike” thotë Zhbogar. Studentët sivjet do të kenë mundësi mësimi në lëndët e pianos, violinë-çellos, klarinetit, flautës, kitarës dhe këndimit. Mësimet do të zhvillohen nga tre profesorë nga Kosova dhe dhjetë të tjerë që vijnë nga Çekia, Gjermania, Austria, Luksemburgu, Serbia dhe Hungaria. Çeku Jaromir Klepac, drejtor artistik i Akademisë, njëherësh edhe profesor i pianos, shpjegon arsyen e angazhimit të tij në këtë projekt, për dy vjet rresht.

“Shtetet e sapo formuara siç është Kosova, si prioritet duhet të kenë rritjen e kapaciteteve arsimore dhe ato artistike. Për këtë arsye, përmes këtij projekti, ne po sjellim në Kosovë profesorët e nivelit më të lartë nga shkolla të ndryshme të muzikës së vendeve të Bashkimit Evropian që t’u mbajnë master klasat bashkë me kolegët e tyre nga Kosova.

Njëkohësisht, falë Akademisë, shumë studentë nga vende të tjera evropiane do të vijnë në Kosovë të mësojnë, të shoqërohen dhe të këmbejnë përvojat e tyre” vazhdon Klepac.

“Kjo Akademi po bëhet çerdhe për studentët e talentuar të muzikës në të cilën marrin pjesë edhe dy studentë të verbër me një talent të veçantë, në piano dhe në këndim. Madje, Akademia pas punës me studentë do të ofrojë edhe dy koncerte të veçanta për publikun e gjerë.”

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar