Prishtinë-Shkup do të mbajë emrin Arbën Xhaferi

0

Zyrtarisht kanë nisur punimet e rrugës 6, ose autostradës Prishtinë – Shkup.

Autostrada Prishtinë-Shkup do të mbajë emrin “Arbën Xhaferi”, në nder të liderit të parë të PDSH-së dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në ceremoninë e inagurimit të autostradës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky është një hap përpara i popullit shqiptar drejt objektivave të misionit të ri të tyre.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota u shpreh se kontrata e nënshkruar për projektin e kësaj autostrade është ndër më të mirat.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, tha se autostrada është simbol i bashkimit të shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here