Prishtina “vishet” kuqezi!

0

Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për komunën e Prishtinës, duke larguar nga pushteti pas 14 vitesh Lidhjen Demokratike të Kosovës. Shpend Ahmeti mori 51.74 për qind të votave të kryeqytetasve, kundrejt 48.26 për qind të votave të marra nga kryetari dhe kandidati i LDK-së, Isa Mustafa. Festa me flamujt kuqezi zgjati deri në orët e vona, duke i dhënë një tjetër atmosferë kryeqytetit të Kosovës.

Ky rezultat komentohet si një befasi nga mediat prishtinase, të cilat e kanë quajtur këtë një revolucion zgjedhor. E përditshmja “Zëri” raporton se rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë hodhën poshtë edhe parashikimet e analistëve politikë. Kjo e përditshme si humbëse të zgjedhjeve konsideron dy partitë e dala nga lufta, PDK-në e kryeministrit Hashim Thaçi dhe AAK-në e Ramush Haradinajt.

Ndërkohë, AKR-ja e Bahgjet Pacollit fitoi në komunën e Gjakovës, një bastion i AAK-së, si dhe në mënyrë surprizuese në Mitrovicën e Jugut. Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të fitojë në disa bastione të PDK-së, por ajo që është më e rëndësishme, është se humbi Prishtinën për herë të parë që pas luftës.

Në anën tjetër kryeqyteti mbetet varkë shpëtimi për Lëvizjen Vetëvendosje të drejtuar nga Albin Kurti, e cila mori rezultate zhgënjyese thuajse në të gjithë komunat e tjera të vendit.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here