Prishtina kryeqytet i arkitekturës botërore

Prishtina kryeqytet i arkitekturës botërore

Qyteti i Prishtinës, gjatë javës së arkitekturës do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit të eksperiencave, metodologjive, teorive, eksperimenteve arkitektonike dhe urbane nga e gjithë bota. PAW organizohet nga “Kosovo’s Architecture Foundation” dhe do të shpërndahet në të gjithë qytetin dhe dhe qëllimi kryesor i tij është që nëpërmjet ligjëratave, debateve, shfaqjeve,

Qyteti i Prishtinës, gjatë javës së arkitekturës do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit të eksperiencave, metodologjive, teorive, eksperimenteve arkitektonike dhe urbane nga e gjithë bota.

PAW organizohet nga “Kosovo’s Architecture Foundation” dhe do të shpërndahet në të gjithë qytetin dhe dhe qëllimi kryesor i tij është që nëpërmjet ligjëratave, debateve, shfaqjeve, punëtorive, turneve dhe intervenimeve t’u prezantohet një model i së ardhmes.

Gjithashtu ky evenimet synon një alternativë tjetër të të menduarit rreth arkitekturës, aftësimit të studentët në përdorimin e veglave bashkëkohore në arkitekturë dhe urbanizëm, qofshin ato teorike apo kompjuterike.

Nga ana tjetër ka si qëllim ngrejë vetëdijen e shoqërisë kosovare për rëndësinë e profesionit të arkitektit dhe urbanistit dhe rolin të cilin duhet t’i kenë këto profesione në shoqëri, përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë, zhvillimin e strategjive që përmirësojnë kushtet urbane në qytet, promovimin e kompanive lokale të ndërtimit, promovimin e qytetit të Prishtinës dhe të Kosovës në përgjithësi.

Në këtë evenimet të rëndësishëm marrin pjesë emra të njohur në këtë fushë, të cilët janë edhe ligjeruesit kryesorë të saj si, Enric Ruiz, Bostjan Vuga, Bruno Campos, Anne Guiney, Lulzim Kabashi, Ila Beka, Louise Lemoine, Asa Bruno, Perparim Rama, Murat Tabanlioglu, Bujar Nrecaj, etj.

PAW do të mbahet nga 1 deri me 6 korrik në Prishtinë.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar