Prishja e ndërtimeve pa leje vazhdon, Bashkia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Prishja e ndërtimeve pa leje vazhdon, Bashkia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Bashkia e Tiranës ka prishur ditën e djeshme një shtesë anësore në një pallat 7-katësh në zonën e ‘‘Komunës së Parisit’’. Aksioni është ndërmarrë nga Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake në kuadër të nismës për prishjen e çdo ndërtimi pa leje në kryeqytet. Zyrtarë nga këto instanca bëjnë me dije publikun se po vijon hartimi

Bashkia e Tiranës ka prishur ditën e djeshme një shtesë anësore në një pallat 7-katësh në zonën e ‘‘Komunës së Parisit’’. Aksioni është ndërmarrë nga Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake në kuadër të nismës për prishjen e çdo ndërtimi pa leje në kryeqytet.

Zyrtarë nga këto instanca bëjnë me dije publikun se po vijon hartimi i një plani masash për Tiranën dhe se territori i qytetit do të mbikëqyret për të mos u lejuar as nisja e ndërtimeve pa leje.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik këkron edhe ndihmën e qytetatrëve në këtë proces duke u bërë thirrje atyre të denoncojnë çdo rast ndërtimi pa leje.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar