Prezantuesi i “Striscia la Notizia” merr shtetësinë shqiptare

0

Aktori dhe prezantuesi i njohur i emisionit investigativ “Striscia la Notizia” në “Mediaset”, Ezio Greggio, tashmë ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.  

Greggio gjendej në listën e 15 personave për të cilët Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dhënien e shtetësisë shqiptare.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2014 prezantuesi u nderua me çmimin e Mirënjohjes për promovimin e aseteve kinematografike në Shqipëri, me qëllim sjelljen e produksioneve të huaja që janë të interesuara për shfrytëzimin e peisazheve dhe studiove shqiptare.

ezio

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here