Prezantohen personalitetet për promovimin e kulturës rome

Tiranë – Personazhe të artit dhe medias shqiptare janë shpallur “Ambasadorë të Vullnetit të Mirë” nga PNUD, në ditën ndërkombëtare të komunitetit rom. Ambasadorë të kësaj nisme janë: Gazmend Paja, Arbana Osmani, Kujtim Çashku, Pandi Laço, Mina Qirici, Ermal Hasimja dhe maestro Zhani Ciko. Këto personalitete të përzgjedhura sipas popullaritetit dhe statusit të tyre, do

Tiranë – Personazhe të artit dhe medias shqiptare janë shpallur “Ambasadorë të Vullnetit të Mirë” nga PNUD, në ditën ndërkombëtare të komunitetit rom.

Ambasadorë të kësaj nisme janë: Gazmend Paja, Arbana Osmani, Kujtim Çashku, Pandi Laço, Mina Qirici, Ermal Hasimja dhe maestro Zhani Ciko. Këto personalitete të përzgjedhura sipas popullaritetit dhe statusit të tyre, do të shërbejnë dhe ndihmojnë në përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane, si dhe do të promovojnë vlerat e tyre kulturore.

“Unë jam i nderuar që më janë dhënë mundësitë për të kontribuar në një kauzë të tillë të madhe. Nuk do të ketë integrim të Shqipërisë pa përfshirjen sociale të këtij komuniteti”, deklaroi maestro Zhani Ciko, drejtori i Teatrit të Operas dhe Beletit.

Të pranishëm në këtë aktivitet, mes të tjerësh, ishin ambasadori i Delegacionit Europian, Ettore Sequi, ai i OSBE-së, Eugen Ëolfarth, zonja Benjelloun, përfaqësuese e PNUD dhe koordinatore e përhershme e OKB-së, zv-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Henry Zhardin, etj.

Sipas z. Sequi, Bashkimi Europian do të vazhdojë mbështjetjen për këtë komunitet, duke thënë se tre milionë euro investime po bëhen për këtë komunitet, vetëm në Shqipëri. /Sonila Duka/

 

flamuri rom 1

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar