Krydiplomati shqiptar Ditmir Bushati prezantoi sot në Komisionin e Jashtëm parlamentar dy emra për ambasadorë në Zvicër dhe në përfaqësinë e vendit tonë në NATO.
Për ambasador në Zvicër është propozuar ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni, ndërsa si ambasador në NATO ish-deputeti i Partisë Demokratike, Leonard Demi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, e vlerësoi si nder prezantimin e këtyre dy figurave për ambasadorë.
/Objektiv.al/