Prezantohen 6 prokurorët e rinj në Prokurorinë e Përgjithshme

Tiranë-Kreu i përgjithshëm i organit të akuzës së brendshme shqiptare Adriatik Llalla, prezantoi sot 6 prokurorët e rinj pas dekretimit të Presidentit Nishani, pak ditë më parë. Prokurorët e rinj, të cilët i janë shtuar Prokurorisë së Përgjithshme janë: Adnan Xholi, Rovena Gashi, Madrid Kullolli, Altin Binaj, Alma Muça, dhe Kudusi Shahu. Sipas zotit Llalla

Tiranë-Kreu i përgjithshëm i organit të akuzës së brendshme shqiptare Adriatik Llalla, prezantoi sot 6 prokurorët e rinj pas dekretimit të Presidentit Nishani, pak ditë më parë.

Prokurorët e rinj, të cilët i janë shtuar Prokurorisë së Përgjithshme janë: Adnan Xholi, Rovena Gashi, Madrid Kullolli, Altin Binaj, Alma Muça, dhe Kudusi Shahu.

Sipas zotit Llalla këto lëvizje janë të nevojshme për të rifreskuar strukturat e rëndësishme.

Mësohet se Adnan Xholi do të drejtojë Drejtorinë e Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale, Madrid Kullolli atë të Sektorit kundër krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ndërsa Rovena Gashi do të drejtojë Drejtorinë e Marrdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Arqile Koça do të drejtojë Drejtorinë Gjygjsore dhe të Mbikqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit.

/Marenglen Kume/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar