Presindenti bolivian: do mbyllim ambasadën amerikane

Presindenti bolivian: do mbyllim ambasadën amerikane

Presidenti i bolivisë, Evo Morales kërcënoi se do të mbyll ambasadën e SHBA-ve në Bolivi. Reagimi erdhi pasi avioni i Morales u ndalua të fluturonte në hapësirën evropiane.  Për këtë presidenti bolivian fajëson Uashingtonin, se u ka bërë presion vendeve evropiane të refuzonin udhëtimin e tij. Morales tha se “do të mbyll ambasadën amerikane pa

Presidenti i bolivisë, Evo Morales kërcënoi se do të mbyll ambasadën e SHBA-ve në Bolivi. Reagimi erdhi pasi avioni i Morales u ndalua të fluturonte në hapësirën evropiane.  Për këtë presidenti bolivian fajëson Uashingtonin, se u ka bërë presion vendeve evropiane të refuzonin udhëtimin e tij.

Morales tha se “do të mbyll ambasadën amerikane pa mu dridhur dora”. Ai shtoi më tej se “ne kemi dinjitet, sovranitet. Pa SHBA-të, ne jemi më mirë potencialisht dhe demokratikisht”.

Avioni i Morales u detyrua të ulej në Austri të martën, pasi Franca, Portugalia, Italia dhe Spanja ndaluan fluturimin e tij në hapësirën e tyre ajrore.

Ky incident ndodhi për shkak se qarkullonin dyshime se në bord ndodhej spiuni amerikan i skandalit të përgjimeve Eduard Snouden.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar