Presidenti Obama: Gati për ndërhyrje të kufizuar

Presidenti Obama: Gati për ndërhyrje të kufizuar

Presidenti amerikan, Barack Obama, kërkon autorizimin e Kongresit për ndërhyrje ushtarake në Siri. SHBA-ja pohon se raportet e shërbimeve inteligjente tregojnë se qeveria siriane ka përdorur armë kimike duke shkaktuar vdekjen e 1429 personave. Kjo ndërhyrje ushtarake sipas Obamës do të jetë e limituar në kohëzgjatje, por do të ketë rol të rëndësishëm në parandalimin e sulmeve

Presidenti amerikan, Barack Obama, kërkon autorizimin e Kongresit për ndërhyrje ushtarake në Siri.


SHBA-ja pohon se raportet e shërbimeve inteligjente tregojnë se qeveria siriane ka përdorur armë kimike duke shkaktuar vdekjen e 1429 personave.

Kjo ndërhyrje ushtarake sipas Obamës do të jetë e limituar në kohëzgjatje, por do të ketë rol të rëndësishëm në parandalimin e sulmeve të mëvonshme. Kjo ndërhyrje mund të ndodhë sipas tij në çdo kohë, nesër, javën e ardhshme ose në një të ardhme të afërt.

Megjtihatë, ia vlen të theksohet se pavarësisht përgjgjes së Kongresit, Obama ka të drejtën të urdhëroje sulmin edhe pa miratimin e Kongresit, kjo nën të drejtën e komandantit suprem.

“Nuk mund të bëhemi sikur nuk shohim atë që ndodhi në Damask, ku u vranë gra e fëmijë”, theksoi presidenti Obama.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar