Presidenti Nishani pritet nga kryeministri i Izraelit në një vizitë zyrtare

Presidenti i Republikёs sё Shqipёrisё, Bujar Nishani viziton kryemisnistrin e Izraelit, Netanjahu. Ky takim vjen në kuadër të axhendës së vizitës së tij zyrtare nё Izrael, i ftuar nga presidenti i izraelit Peres, me qëllim pjesmarrjen në Konferencёn e 5-tё Presidenciale “Pёrballja me tё Nesёrmen“. Dita e parё e vizitёs u mbyll me pjesёmarrjen nё

Presidenti i Republikёs sё Shqipёrisё, Bujar Nishani viziton kryemisnistrin e Izraelit, Netanjahu.

Ky takim vjen në kuadër të axhendës së vizitës së tij zyrtare nё Izrael, i ftuar nga presidenti i izraelit Peres, me qëllim pjesmarrjen në Konferencёn e 5-tё Presidenciale “Pёrballja me tё Nesёrmen“.

Dita e parё e vizitёs u mbyll me pjesёmarrjen nё Ceremoninё e organizuar me rastin e 90-vjetorit tё lindjes sё Presidentit tё shtetit tё Izraelit, Shimon Peres.

Presidenti Nishani bashkë me delegacionin që e shoqëruan në këtë shtet vizituan një sërë subjektesh historike e kulturore të Izraelit, ku iu rezervua njё pritje e ngrohtë miqësore nga figurat më të lara politike e shoqërore. Gjithashtu gjatë pasdites Kreu i shtetit dha njё intervistё pёr programin televiziv “Second Look“.

Ndërsa gjatë takimit me familjet Izraelite tё shpёtuara nga shqiptarёt, gjatё periudhёs sё Holokaustit, Presidenti Nishani u shpreh se akti shqiptar pёr mbrojtjen e Hebrenjve gjatё periudhёs sё Holokaustit pёrbёn njё qёndrim tё vetёdijshёm, qё mbёshtetet tek dashuria dhe respekti pёr njeriun, pavarёsisё fesё dhe racёs dhe kodi moral i fjalës së dhënë e sakrifikimit për mikun.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar